Shqipëri, protestë në mbështetje të Sali Berishës

Dhjetëra qytetarë, simpatizantë të Partisë Demokratike janë mbledhur në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme, në pritje të mbërritjes së kreut të PD Sali Berisha.

Nën thirrjet “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, simpatizantët e PD kanë shprehur mbështetjen e tyre për përballjen e kreut të PD me drejtësinë.

Ata e shoqëruan kreun e PD deri në hyrjen kryesore të Prokurorisë së Posaçme.

Të pranishëm në protestë ishin dhe deputetët e Partisë Demokratike dhe eksponent të lartë drejtues të kësaj force politike.

Deputeti Edi Paloka, në një prononcim për media tha se drejtësia e re dhe SPAK po përdoren nga kryeministri Rama për të goditur liderin e opozitës.

“SPAK nuk është gjë tjetër veçse Sigurimi i Shtetit të Enver Hoxhës. Gjithë kjo që bëhet është pjesë e strategjisë për ta mbajtur opozitën pa liderin e saj. Jemi në diktaturë dhe nuk na mbet gjë tjetër veçse të reagojmë edhe ndaj SPAK. Nuk mund të presësh drejtësi nga një drejtësi që i është dhënë në dorë Edi Ramës”, tha Paloka.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi do të paraqiten mesditën e sotme në SPAK për t’u njohur me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.

Forcat e Sigurisë Kombëtare si dhe efektivë të shumtë të policisë kanë rrethuar godinën e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button