Dy vite nga tragjedia në Bullgari ku jetën humbën 44 persona

Sot shënohet dy vjetori i tragjedisë së madhe në Bullgari, ku pas flakës që kapluan autobusin e kompanisë Besa Trans gjatë kthimit nga Turqia, jetën e humbën 44 udhëtar ndërsa shpëtuan shtatë prej tyre.
Shkaku kryesor për aksidentin në Bullgari sipas autoriteteve bullgare, është faktori njeri, apo shoferi i ndjerë tashmë i autobusit i cili ka vozitur me shpejtësi më të madhe se sa që është lejuar në atë pjesë ku ka ndodhur aksidenti. Por, familjarët ende dyshojnë se sinjalistika dhe ndriçimi i pakët, po ashtu kanë ndikuar në aksident.
Pronari i Besa Transit, po ndiqet penalisht për falsifikim të dokumenteve, gjegjësisht se ka kryer transport ndërkombëtar pa pasur licencë të lëshuar, nga Ministria e Transportit, por ka treguar dokumente false në kufi. /alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button