Maldini: U përpoqëm të sjellim Lionel Mesin te Milani

Ish-drejtori i Milanit, Paolo Maldini konfirmon se ‘për 10 ditë ne u përpoqëm të sillnim Lionel Mesin’ në “San Siro”, kur ai u largua nga Barcelona. Legjenda po fliste me aktorin Xhiakomo Poreti, në emisionin e tij “PoretCast” dhe foli për karrierën e tij, si lojtar dhe si regjisor. Kjo përfundoi me shkarkimin e tij në qershor, por ai zbulon se kishte plane për të arritur diçka të jashtëzakonshme për “kuqezinjtë”.
“Për 10 ditë ne u përpoqëm të sillnim Mesin në Milano, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur. Tani është tepër vonë, por një lojtar si Messi është një spektakël për cilindo që mund ta dëshmojë. Kur lexova se mund të shkonte edhe te Interi, u tremba,” tha në fillim Maldini.

Fituesi i përsëritur i Topit të Artë, Messi ishte një agjent i lirë kur kontrata e tij me Barcelonën skadoi në verën e vitit 2021 dhe blaugrana nuk mund të përballonte më regjistrimin e tij. Pas disa javësh pasigurie dhe propozimesh që erdhën nga qarqe të ndryshme, Messi më në fund nënshkroi për Paris Sen Zhermenin në gusht 2021. Kjo përvojë zgjati vetëm dy vjet dhe argjentinasi tani është transferuar te Inter Miami në MLS.

Maldini u pyet gjithashtu për garën aktuale të Skudetto-s përpara përballjes së së dielës mes Interit dhe Juventusit në krye të tabelës.

“Interi tashmë e ka fituar atë”, ishte përgjigja e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button