Trupat e 111 palestinezëve të vrarë nga Izraeli varrosen në varr masiv në Khan Younis

Trupat e 111 palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite u varrosën në një varr masiv në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
Ushtria izraelite ia dorëzoi palës palestineze mbrëmë trupat e 111 palestinezëve që vrau në rajonet veriore të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës.

Trupat e 111 palestinezëve, të cilët më vonë u sollën në Khan Younis në jug të Gazës, u varrosën sot në një varr masiv në qytet.
Halil Siyam, i cili ishte në grupin që mori trupat e palestinezëve nga ushtria izraelite dhe i solli në Khan Yunus, tha në një deklaratë për korrespondentin e Anadolus se i morën kufomat në një pikë pranë Luginës së Gazës, e cila ndan veriun e Rripit të Gazës nga jugu, ku janë vendosur forcat izraelite.



