Osmani mirëpret paralajmërimin për ardhjen e mbi 100 ushtarëve amerikanë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur paralajmërimin për ardhjen e mbi 100 ushtarëve amerikanë në Kosovë.
“Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur! Ne jemi mirënjohës për shërbimin dhe mbështetjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë dhe përkrah nesh”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.
Mbi 100 ushtarë nga Garda Kombëtare e Idahos pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas.
Misioni i SHBA-së në NATO në njoftimin për ushtarët amerikanë që do t’i bashkohen KFOR-it, ka theksuar se siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe rajonit janë të një rëndësie strategjike për aleancën.
Ata do të qëndrojnë 11 muaj në Kosovë.