Lidhja Europiane për Ndryshim: Dita e Alfabetit është detyrim për ta mbrojtur gjuhën shqipe

Në ditën e Alfabetit, koalicioni opozitar Lidhja Europiane për Ndryshim, i përbërë nga Alternativa, Besa dhe Lidhja Demokratike, nëpërmjet një urimi theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe kultivimit të gjuhës, si një ndër detyrimet më të larta kombëtare.

Për Lidhjen Europiane për Ndryshim, ndryshimet kushtetuese nuk kanë kurrfarë kuptimi nëse ato nuk e përfshijnë edhe heqjen e emërtimit ofendues e fyes për gjuhën shqipe, transmeton Alfax.

“Të gjithë ata që sot pohojnë se ka diçka tjetër më të rëndësishme se emërtimi i drejtë i gjuhës sonë në kushtetutë, përveçse janë mazohistë e oportunistë, janë edhe kundër gjuhës shqipe dhe kundër kombit shqiptar. Ta shpallësh veten të parëndësishëm duke i dhënë rëndësi dikujt tjetër, kjo nuk është vetëmohim, por është mosrespektim i vetes dhe i identitet tënd. Nëse bashkëkombësit tanë maqedonas janë kaq të ndjeshëm për elementet e identitetit të tyre etnik dhe ne kemi mirëkuptim dhe empati për ta, është e çuditshme se si disa shqipfolës flasin me përçmim për gjuhën amtare shqipe”, thotë koalicioni opozitar.

Lidhja e Europiane për Ndryshim thotë se do të vazhdojë të kujdeset për gjuhën shqipe njësoj si për integrimin në BE, njësoj si për luftën kundër korrupsionit dhe njësoj siç angazhohet për mirëqenien e të gjithë qytetarëve në vendin tonë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button