Nuk ka zgjidhje për transportin publik në Qytetin e Shkupit

Nuk ka zgjidhje për transportin e Qytetit të Shkupit. Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk e ka aprovuar kërkesën e kryetares për blerjen e eko-autobusëve të rinj, as nuk është miratuar sistemi BRT, përkatësisht vendosja e transportit të shpejtë me autobus, përcjell TV21.

Edhe pse paraprakisht ishte arritur marrëveshje mes kryetares Danella Arsovska dhe kryeministrit Hristijan Mickoski se projektet e qytetit do të mbështeten nga shumica e këshilltarëve nga VMRO-DPMNE i bllokuan sërish.

“Unë sot nga kjo foltore nuk do të largohem deri sa konkretisht nuk tregoni, si dëshironi të duket ky vendim. Do të pranojë çfarëdo amendamenti në sekondën e njëjtë që do të ma jepni. Nëse doni mjete nga buxheti dhe nuk doni financim nga bankat komerciale, jemi të gatshëm në të njëjtën minutë, të bëjmë vendim për ndryshimin e buxhetit dhe ta miratojmë sot bashkë me këtë vendim, që të jetë me qejfin e dikujt, që mos të mund t’u ikë punëve që këtu po prezantohen. Kjo është mënyra e vetme sot ta dimë se kush me të vërtet do e kush jo që të zgjidhet problemi me transportin publik në Qytetin e Shkupit”, theksoi Arsovska./tv21.tv

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button