Arrestohet në Francë pronari i Telegramit, Pavel Durov

Pavel Durov, themeluesi dhe udhëheqësi i rrjetit Telegram, u arrestua në aeroportin e Parisit Le Bourget. Arrestimi u bë teksa Durov po zbriste nga avioni i tij privat, pas një urdhri kontrolli. Operacioni është kryer nga shërbimet sekrete franceze, sipas mediave franceze.

Arrestimi është rezultat i një urdhri kontrolli, por akuzat specifike ndaj Durovit nuk janë bërë publike. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për akuzën apo provat që çuan në urdhër arresti.

Pavel Durov është një prej figurave udhëheqëse në sektorin e teknologjisë dhe medias me platformën e tij të mesazheve Telegram.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button