Taravari: Lista pozitive do të zgjerohet me nëntë barna të reja

Lista pozitive e barnave që publikoi Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari është zgjeruar me nëntë barna të reja që nuk kanë qenë më parë në treg dhe me të cilën të siguruarit do kursejnë deri në 2 milionë euro.

“Me propozimin tim sot u aprovua nga Bordi i Fondit të Shëndetësisë, Lista e re Pozitive e ilaçeve, me nëntë barna të reja. Nesër do ta nënshkruaj këtë dokument i cili kishte më shumë se 10 vjet që ndalonte shërimin me barna të reja për pacientët tanë”, informoi ministri Taravari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button