Kasami: Kovaçevski dëshmoi se kryqi në Kodrën e Diellit është lojë e pushtetit

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i është përgjigjur kryeministrit Dimtar Kovaçevski për deklaratat e tij për kryqin në Kodrën e Diellit, duke thënë se pikërisht deklarata e kryeministrit dëshmon se çështja e kryqit është lojë e qeverisë LSDM-BDI në koordinim me VMRO-në të cilët duke mos pasur ofertë për zgjedhjet mundohen që votën përsëri ta fitojnë duke i ndezur ndjenjat nacionaliste dhe fetare.
“Ne gati çdo ditë kemi realizuar dhe kemi promovuar ndonjë projekt kapital që ka të bëjë me asfaltim rrugësh, kanalizime dhe gjithçka që ka të bëjë me përmirësimin e jetës së qytetarëve. Por, nuk ja vë fajin kryeministrit sepse ai duke qëndruar nëpër Beograd dhe duke pirë me Presidentin e Serbisë nuk e dinë se cilat janë kërkesat e tetovarëve dhe nuk e din se çka ka bërë kryetari i Komunës së Tetovës për tetovarët. Pra është një objekt pa leje dhe inspektorati komunal i ec të gjitha procedurat në bazë të ligjit duke konstatuar gjendjen aktuale dhe sigurisht duke marrë vendime të cilat janë komfor ligjit për ndërtimet pa leje”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.



