Izraeli vret mbi 100 palestinezë në një shkollë të kthyer në strehimore në Gaza

Ushtria izraelite ka pranuar përgjegjësinë për një sulm që vrau të paktën 100 njerëz në një shkollë ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në qytetin e Gazës, duke e quajtur atë një “sulm të saktë”.

Ismail Al-Thawabta, drejtor i përgjithshëm i zyrës së mediave të qeverisë së Gazës, i tha AFP se sulmi “rezultoi në më shumë se 100 martirë dhe dhjetëra të plagosur, shumica e të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe kritike”.

Zyra qeveritare për media tha se shkolla strehonte rreth 250 gra dhe fëmijë, rreth gjysma e tyre gra dhe fëmijë.

Grupi ushtarak palestinez i Xhihadit Islamik tha se sulmi u zhvillua “gjatë namazit të sabahut”.

Ushtria izraelite tha se kishte “goditur me saktësi” luftëtarët e Hamasit duke pretenduar se po vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të ngulitur në shkollën Al-Taba’een.

Sulmi vjen dy ditë pasi autoritetet në Gaza thanë se më shumë se 18 persona u vranë në sulmet izraelite në dy shkolla të tjera në qytetin e Gazës.

“Mjaft!” bërtiti, banori i Khan Yunis, Ahmed al-Najjar.

“Ki mëshirë për ne, për hir të Zotit, fëmijët e vegjël dhe gratë po vdesin në rrugë, mjaft!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button