Serbia 48 baza ushtarake në kufi me Kosovën, Maqedonci: Presin një moment të volitshëm për mësymje

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci foli për bazat ushtarake serbe që janë të vendosur përgjatë kufirit, të cilat sipas tij janë një rrezik permanent.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci i pyetur në një intervistë për A2CNN se përse Kosova nuk arriti të bindë ndërkombëtarët që të ndëshkojnë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë, tha se këtu ka të bëjë me një kalkulim politik të partnerëve.

Sipas Maqedoncit mungesa e ndëshkimit të ashpër për Serbinë nga BE-ja dhe SHBA-ja, ka qenë një lëvizje taktike për të mundësuar vazhdimësinë e dialogut.

“Unë mendoj se të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë të bindur se përveçse ky grup terrorist ka pasur synim për ndarje dhe aneksim të një pjese të territorit të vendit tonë, gjithashtu ka pasur edhe lidhje me strukturat shtetërore të Serbisë. Këtë e kanë thënë faktikisht ata që kanë deklaruar më në detaje rreth çështjes së Banjskës. Besoj se është bërë një kalkulim politik nga bashkësia ndërkombëtare në këtë rast. Një pjesë e partnerëve tanë kanë konsideruar që të zhvillojnë një politikë më të butë në raport me Serbinë në këtë situatë, ndoshta nga këndvështrimi i tyre për të mundësuar vazhdimin e dialogut”, tha Maqedonci.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button