Ministria e Brendshme kërkon rikthimin e arsimit të mesëm policor

Dje në një seancë të qeverisë u shqyrtua mundësia e kthimit të arsimit të mesëm policor, pasi Ministria e Punëve të Brendshme propozoi reforma në fushën e trajnimeve, pra në arsimin e kandidatëve për policë.

Siç informon shërbimi për shtyp qeveritar, po shqyrtohet mundësia e rikthimit në arsimin e mesëm policor, i cili ka avantazhe të duhura në krahasim me kurset e mëparshme nëntëmujore për punësimin e punonjësve të rinj të policisë.

Aktualisht, për pranimin e punonjësve të rinj të policisë, kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet e veçanta, përkatësisht gjatësinë trupore të paktën 175 cm (burra), 165 cm (femra) dhe aftësi të lartë fizike personale. Po ashtu, punonjësit e policisë duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar dhe nuk mund të jenë anëtarë të ndonjë partie politike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button