Ancelotti ‘ankohet’: Bellingham i përgjigjet Vinicius-it në telefon dhe jo mua…

Bellingham i kushton më shumë vëmendje Vinicius sesa trajnerit Ancelotti. Ky është thelbi i një anekdote për të qeshur, treguar nga trajneri i Real Madridit për gazetarët.

Shtatë lojtarë i mungojnë ende grupit të bardhë në turneun parasezonal amerikan, ku ka pësuar dy humbje ndaj Milanit dhe Barcelonës. Këto galaktikë janë me pushime verore, të justifikuar me angazhimet që kishin në kombëtare, mes tyre edhe mesfushori i Anglisë.

“Dje u inatosa me Bellingham, – tha Ancelotti duke buzëqeshur, – sepse e telefonova dhe ai nuk më përgjigjej. Kësisoji i thashë Vinicius që ta telefononte dhe atij u përgjigj menjëherë. Më pas ma dorëzoi mua celularin…”

Sipas shtypit spanjoll, episodi është provë e marrëdhënies së shkëlqyer mes mesfushorit-sulmues anglez dhe sulmuesit brazilian të kampionëve në fuqi të Europës, Jude dhe Vini siç quhen me dashuri nga tifozët e bardhë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button