Shkëmbim masiv i të burgosurve Rusi-SHBA, i ndërmjetësuar nga Turqia

Wall Street Journal e ka vlerësuar si një shkëmbim historik ‘të gëzuar’ të të burgosurve midis Rusisë dhe SHBA-së, i cili ka siguruar lirimin e tre amerikanëve, përfshirë reporterin Evan Gershkovich.

Lirimi i Gershkovich u negociua së bashku me atë të ish-marinsit Paul Whelan dhe gazetares ruso-amerikane Alsu Kurmashevas, si pjesë e një shkëmbimi të madh të të burgosurve me Moskën.

Gjithsej 24 të burgosur nga shtatë vende të ndryshme u liruan – duke e bërë atë shkëmbimin më të madh dhe më kompleks të të burgosurve Lindje-Perëndim që nga epoka e Luftës së Ftohtë.

Shkëmbimi u zhvillua në kryeqytetin turk, Ankara, mëngjesin e së enjtes. Vendi ka ndërmjetësuar më parë shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button