Zeqirija Ibrahimi: Kërcënimi ves qyqar, viktimizimi ves frikacakësh

Për kërcënimet e raportuara të deputetëve të BDi-së, ka reaguar kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi. Ai ka thënë se këto kërcënime janë të sajuara për të mbuluar mungesën e agjendës opoztare.
“Kërcënimi është ves i qyqarëve.
Viktimizimi është ves i frikacakëve.
Prandaj të dyja janë vepra të ndëshkueshme – e para juridikisht, e dyta moralisht.
Megjithatë, viktimizimi nga kërcënimet e sajuara dhe droja nga përgjegjësia nuk është mënyra më e mirë e mbulimit të mungesës së agjendës opozitare”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.



