Daçiq kërkon ekstradimin e ish ushtarit të UÇK-së Ramadani të arrestuar në RMV

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq sot në pikën kufitare “Tabanoc” tha se pret nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të marrin vendim për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani i cili ishte arrestuar disa ditë më parë pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia me akuza për krime lufte, raporton Alfax.

“E dini ne aty…ne shumë njerëz që kanë qenë pjesëmarrës në ato krime gjatë kohës së luftërave, i kemi proceduar dhe kemi lëshuar fletarrestime. Në bazë të atyre fletarrestimeve disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim vendim që të ekstradohet, por është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Daçiq nga pika kuftiare e RMV-së me Serbinë.

Ish-ushtari dhe komandanti i zonës së Neredimes, Blerim Ramadani u ndalua më 17 korrik në Jazhincë, bazuar në një fletarrestimit të lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia, ndërsa aktualisht po vuan masën e paraburgimit në Shkup. Edhe pse kishte edhe protesta, Gjykata nuk ka lëshuar pe dhe po e mban në pranga.Alfax

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button