Fronti Evropian që dikur këmbëngulte në miratimin e ligjit për lojërat e fatit, sot kërkoi mbylljen e tyre

Fonti Evropian që para 5 muajve u mundua me mish e shpirt të miraton Ligjin për lojërat e fatit, sot kërkoi mbylljen e tyre. Deputetë të cilët në seancën e 7 shkurtit kishin votuar “për” sot kërkuan që ato dispozita të abrogohen. Më 7 shkurt 55 deputet kishin votuar ligjin i cili në Kuvend kaloi me flamur të BE-së.

Votimi i datës 07.02.2024
“Musa Ibraimi, Ali Ahmeti, Arbana Pasholli, Arben Ziberi, Arbër Ademi, Arta Bilalli-Zendeli, Artina Qazimi, Atnan Neziri, Bajram Kadrija, Bastri Bajrami, Bedri Fazli, Bejxhan Ilias, Belkisa Zeqiri, Berat Ajdari, Vjollca Ademi, Elmi Aziri, Ziadin Sela, Ilire Dauti, Ismail Jahoski, Remzi Memedi, Rina Ajdari, Fisnike Bekteshi-Shaqiri dhe Hysni Ismaili”.

BDI mos dekretimin e ligjit nga ana e presidentit e kishte vlerësuar si vendim për keqardhje. Eksponentë të këtij subjekti madje edhe në qëndrimet e vetë subjektit ishte potencuar se

“Pendarovski e hodhi në shportën e plehrave (zgjidhjen ligjore), zgjodhi anën e bastoreve dhe kazinove. Arsyetimin se qenka “keqpërdorur” flamuri evropian për miratimin e ligjit është përrallë mbas darke, imagjinoni, s’paska pasur vërejtje për përmbajtjen por për procedurën”, thonë nga BDI.

Mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit e ka kërkuar edhe koalicioni VLEN, madje duke akuzuar se organizimin e tyre e ka në duar nëntoka ruse dhe serbe. Ndërkohë VMRO-DPMNE kishte mbështetur idenë për rregullimin e organizimit të lojërave të fatit dhe lojërat e fatit online me akuzat se BDI-ja dhe LSDM-ja aso kohe po e lënë këtë industri në duart e mafias bullgare. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button