Sigurimi i heq kollaren Krasniqit para se të hyjë në seancë, reagon avokatja
Jakup Krasniqi nuk është lejuar që të futet në sallën e gjykimit ashtu siç ishte veshur. E si shkak është marrë kollarja e tij.
Avokatja e Krasniqit Venkatesëari Alagendra ka bërë të ditur në krye të seancës se sigurimi e ka detyruar ta heq kollaren.
“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, a mund të dimë pse ia kanë hequr??” ka pyetur Alagendra teksa kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje.
Sipas mbrojtje, Krasnqi të njëjtën kollare e ka vënë edhe më herët , prandaj siç është shprehur mbrojtja është është e pakuptueshme arsyeja e mos-lejimit të hyrjes në DhSK me të njëjtën veshje.
Krasniqi në të kaluarën është shfaqur në seancat e Speciales me kollaren kuq e zi me shqiponja.