Burkina Faso, Mali dhe Nigeri nënshkruajnë traktatin e ‘konfederatës’

Udhëheqësit ushtarakë që sundojnë Burkina Fason, Malin dhe Nigerin hynë në një “konfederatë” të re të shtunën, ndërsa nënshkruan një traktat gjatë samitit të tyre të parë në Niamey, pasi kishin ndërprerë lidhjet me një bllok ekzistues të Afrikës Perëndimore.

Krerët e tre vendeve, të cilët morën pushtetin përmes grusht shteteve në vitet e fundit, “vendosën të bëjnë një hap më tej drejt një integrimi më të madh midis vendeve anëtare” dhe “miratuan një traktat për krijimin e një konfederate”, thanë ata në një deklaratë në fund të samiti të së shtunës.

“Konfederata e Shteteve të Sahelit”, e cila do të përdorë akronimin AES, do të grupojë rreth 72 milionë njerëz.

Të tre vendet në janar thanë se po largoheshin nga Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), një organizatë që ata e akuzuan se ishte manipuluar nga Franca, ish-sundimtari i tyre kolonial.

Të tre vendet kanë shkëputur të gjitha lidhjet e tyre ushtarake dhe mbrojtëse me Francën, duke kërkuar një bashkëpunim më të madh me Rusinë.

“Njerëzit tanë i kanë kthyer shpinën në mënyrë të pakthyeshme ECOWAS-it”, tha gjenerali Abdourahamane Tiani, kreu i qeverisë ushtarake të Nigerit teksa hapi samitin.

Sanksionet e ECOWAS-it

Marrëdhëniet midis ECOWAS-it u përkeqësuan pas një grusht shteti të korrikut 2023 që solli Tianin në pushtet, kur ECOWAS vendosi sanksione dhe madje kërcënoi se do të ndërhynte ushtarakisht për të rivendosur presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum.

Sanksionet u hoqën në shkurt, por marrëdhëniet midis dy palëve mbeten të ngrira.

ECOWAS po zhvillon një samit të liderëve të dielën në Abuja ku çështja e marrëdhënieve me AES do të jetë në rendin e ditës.

Vendet e AES krijuan në mars një forcë të përbashkët ushtarake për të luftuar grupet ekstremiste që sulmojnë rregullisht territorin e tyre.

Të shtunën ata folën gjithashtu për “qasjen e tyre reciproke ndaj sektorëve strategjikë si bujqësia, uji, energjia dhe transporti.

Ata kërkuan gjithashtu që gjuhëve indigjene t’u jepet rëndësi më e madhe në mediat lokale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button