AlternAtivA mban sot Kongresin e jashtëzakonshëm

Sot (e shtunë) në Kumanovë, Alternativa do të mbajë Kongresin e jashtëzakonshëm zgjedhor në të cilin do të zgjidhet kryetari i partisë dhe organet e reja.

Thirrja e kongresit erdhi pas dorëheqjes së Afrim Gashit nga pozita e kryetarit dhe zgjedhja e tij për kryetar të Kuvendit.

Kandidati potencial për të kryesuar Alternativën e cila aktualisht është pjesë e koalicionit VLEN është Zeqirija Ibrahimi.

Në fund të muajit maj, pas dorëheqjes së Gashit, për ushtrues detyre i kryetarit të Alternativës u caktua Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button