Mexhiti takon gjeneralin Wesley Clark

Izet Mexhiti ka zhvilluar takim me gjeneralin Wesley K. Clark i cili konsiderohet figurë emblematike dhe hero për të gjithë shqiptarët.

Clarck nga viti 1997 deri në vitin 2000 ka pasur një rol kyç në çlirimin e Kosovës dhe në përpjekjet për pavarësinë e saj.

“Si zëvendëskryeministër i parë i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, përfaqësova jo vetëm koalicionin VLEN, por edhe ndjenjat dhe respektin e thellë që populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka për gjeneralin Clark. Biseda jonë filloi me një reflektim të sinqertë mbi të kaluarën historike dhe të ndritshme të shqiptarëve. Gjenerali Clark ndau me mua kujtime dhe përvoja nga koha kur ai komandonte Operacionin e Forcave Aleate, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimit të NATO-s për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon. Diskutuam me detaje për sfidat dhe pengesat e asaj kohe, si dhe për triumfet që arritëm së bashku”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.

Një nga pikat kyçe që u diskutuan ishte edhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut dhe rëndësia e vazhdimit të reformave të nevojshme për të arritur këtë qëllim.

“Takimi me gjeneralin Wesley K. Clark ishte jo vetëm një nder për mua personalisht, por edhe tejet i rëndësishëm. Falemnderit për viziten, Gjeneral🇺🇸”, ka shkruar Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button