120 shoferë të sanksionuar në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.05.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 masa, nga të cilat shtatë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, tri sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur pesë masa për kalim në sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq, katër sanksione për parakalim .të paligjshëm.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.



