Albin Kurti viziton kompaninë turke të dronëve Baykar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Turqi, ka vizituar fabrikën turke të dronëve Baykar. Aty ka takuar dy vëllezërit Bayraktar, Halukun dhe Selçukun, të cilët e udhëheqin kompaninë

“Baykar është kompani pioniere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë. Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, shkruan Kurti.

Gjatë qëndrimit në fabrikë, Kryeministri i Kosovës thotë se ka parë nga afër edhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button