Të hënën seanca e re e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit

Të hënën është caktuar seanca e re e Gjykatës Kushtetuese, ku duhet të ketë një tentativë të re për zgjedhjen e kryetarit të ri të gjykatës.
Dy përpjekjet e mëparshme për të zgjedhur personin në krye të Kushtetueses dështuan pas votimit të fshehtë. Asnjëra nga kandidatet, Tatjana Vasiç-Bosaxhieva dhe Ana Pavlovska-Daneva, nuk mori shumicën e nevojshme prej dy të tretave të votave.
Nëse nuk zgjidhet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, sekretari i përgjithshëm i gjykatës do të jetë në gjendje të kryejë vetëm detyra administrative, por nuk do të mund të organizojë seanca apo të marrë vendime.



