“A do ta nënshkruajnë peticionin e BDI-së, Kurto Dudushi, Ramiz Merko…”

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski vlerëon se një pjesë e eksponentëve të BDI-së nuk mund ta pranojnë realitetin se po shkojnë në opozitë. Prandaj, shkruan Milloshoski, BDI dhe partitë e koalicionit do të nënshkruajnë një peticion drejtuar BE-së.
“Është e qartë se BDI ende nuk mund të pajtohet me realitetin politik se do të shkojë në opozitë. Një pjesë e qeveritarëve të BDI-së, duke u frikësuar nga përgjegjësia para ligjeve, nuk duan të pranojnë që në Maqedoni edhe pa to të mund të formohet një qeveri e mbështetur nga një shumicë stabile prej së paku 78 deputetësh dhe me legjitimitet të marrë nga mbi 600 mijë votues. Dhe në shenjë proteste, ata tani do të nënshkruajnë një peticion drejtuar BE-së, ku ndoshta do të mbizotërojnë frazat se të gjithë aktorët e tjerë politikë janë të këqij, dhe vetëm BDI janë më të mirët që mbrojnë legjitimitetin demokratik, sundimin e ligjit, partneritetin euroatlantik dhe stabilitetin e shtetit”, shkruan MIlloshoski.
Sipas tij, BDI ka të drejtë të zemërohet dhe të shkruajë letra, por shtron pyetjen se ush do të jenë nënshkruesit!
“Por do të jetë vërtet interesante të shihet nëse mes nënshkruesve zyrtarë të asaj letre do të jenë:
– Kurto Dudush, dhe nëse letra do të përmbajë një rubrikë për informacionet që i di prokurori Islam Abazi për procedurat (jo)ligjore në fushën e urbanizmit në komunën e Shuto Orizarës.
– Selim Ademi, dhe nëse pranë nënshkrimit të tij do të ketë udhëzim për zbatimin unik të ligjit në Këshillin Gjyqësor Republikan për ndryshimin e paligjshëm të presidentit.
– Ramiz Merko, me firmën dhe shpjegimin e procesit të vettingut në korrelacion me listat e zeza të partnerëve strategjikë dhe
– Ixhet Memeti, me nënshkrim dhe shpjegim se sa stabil dhe fitimprurës mund të jetë bashkëpunimi ndëretnik në gjyqësor i një tandemi “proevropian”, sidomos nëse njëri është prokuror e tjetri gjykatës suprem.
Dhe sigurisht që nuk do të mungojë që të varet “flamuri europian” që BDI-ja e ka abuzuar 100 herë në Kuvend, në mënyrë që të shqyrtohet pas një procedure të shkurtuar në Bruksel, Ankara, Sofje, Uashington dhe Londër”, përfundon shkrimin MIlloshoski.



