Kryetari i Kuvendit, Gashi: E nisa sot ditën me shumë pozitivitet (FOTO)

Nxënës nga shkollat fillore të disa qyteteve të vendit, kanë zhvilluar një vizitë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ata janë pritur nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i cilii ka njoftuar nxënësit me funksionimin e Kuvendit.

“E nisa sot ditën me shumë pozitivitet. Prita filloristë nga Shkupi, Kërçova e Probishtipi, të cilët u njoftuan me funksionimin bazë të Kuvendit.
Në sinqeritetin dhe butësinë e këtyre fëmijëve gjej frymëzimin që të angazhohem për një të ardhme sa më të mirë, ekonomikisht prosperuese e të sigurt, këtu në vatrat tona”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button