Dimitar Apasiev kritikon VMRO-në: Ia puthët dorën Afrim Gashit

Kryetari i partisë Levica, Dimitar Apasiev, e kritikoi ashpër VMRO DPMNE-në për shkak se po e përkrah zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Siç deklaroi Dimitar Apasiev, VMRO DPMNE-ja “shkoi për lesh, por u kthye e qethur”.

“Prandaj u detyruat që të shkoni te Afrim Gashi për t’ia puthur dorën”, tha Apasiev.

Ai e akuzoi Afrim Gashin si përfaqësues i politikës “neoballiste”, ndërsa tha se me zgjedhjen e tij si kryeparlamentar, po “kosovarizohet” Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button