Prokuroria propozon masa kujdesi për Ixhet Memetin

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, i ka dorëzuar propozimin për caktimin e masave të kujdesit ndaj të dyshuarit të dytë, anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë Ixhet Memeti.
“Me propozim prokuroria kërkon nga gjykata që të dyshuarit t’i caktojë masën e sigurimit në pajtim me nenin 146 paragrafi 1 pikat 2 dhe 3 të Ligjit për Procedurën Penale, d.m.th. detyrimin e të dyshuarit që herë pas here t’i raportojë një zyrtari të caktuar ose organit kompetent shtetëror të cilin do ta caktojë gjyqtari i procedurës paraprake dhe se dokumenti i udhëtimit për kalimin e kufirit shtetëror i konfiskohet përkohësisht, gjegjësisht ndalim për lëshimin e dokumentit të ri të udhëtimit ose dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror në emër të të dyshuarit, si dhe ndalim të përdorimit të letërnjoftimit në emër të të dyshuarit si dokument për kalimin e kufirit shtetëror”, tha Prokuroria.
Në kërkesë thuhet se masat duhet të zgjasin për aq kohë sa ka nevojë dhe më së voni deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit sipas nenit. 146 paragrafi 5 i Kodit Civil.



