Fronti… pritet t’i humbë dy deputetë, shqetësohet Zejd Rexhepi

Fronti Evropian mund të humbë dy deputetë, pasi KSHZ-ja pranoi ankesat e VLEN-it për shkelje zgjedhore dhe vendosi në favor të rivotimit në disa vendvotime.
Por, Zejd Rexhepi nga “Fronti Evropian” u ankua se sot KSHZ po tenton që të bëj inxhiniering duke tentuar qe atyre t’ua merr dy deputetë.
Rexhepi tha se këta deputetë janë marrë në mënyrë legjitime në zgjedhjet e 8 majit.
“Konstatojmë se fillimisht partitë maqedonase në koordinim me VLEN-in, tentojnë me çdo çmim që të marrin nga Fronti dy deputetë, me qëllim që Fronti të mos jetë fuqia e dytë në shtet, e cila është realitet bazuar në fuqinë e fituar më 8 maj”, tha Zejd Rexhepi.
Zejd Rexhepi tha se nuk ka patur vërejtje as nga komisionarët as nga partitë për të prishur vendvotimet, ndërsa VLEN-i është në epërsi në ato vendvotime.
“Janë diku 27 vendvotime në njësinë zgjedhore 5 dhe 6. Janë vendvotime aty ku partitë politike që ankimojnë janë në epërsi”, u shpreh Zejd Rexhepi.



