Mickoski selam BDI-së: Ju shkoni në opozitë!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thaq se ata kanë arritur fitore historike.
Mickoski u shpreh se kjo fitore është e gjithë qytetarëve, maqedonas, shqiptarë, romë, vlleh, turqve…
“U rrëzua Qeveria në Maqedoni. Ka arsye për këtë. Krimi, korrupsioni, nepotizmi, edhe 100 pasoja të tjera që bën që shteti të vuaj dhe populli. Sonte më në fund kanë humbur”, u shpreh Mickoski
Ai tha se janë të fituar tradhtitë, edhe ato 100 njerëz të BDI-së dhe LSDM-së, që mendonin s e e posedojnë shtetin për të gjithë ata do të ketë përgjegjësi.
“Ka humbur edhe bojkoti i BDI-së. Kjo, fitores tonë i jep kënaqësi më tepër. BDI tregoi se më së paku brengoset për Maqedoninë, dhe në fund bojkotuan vet veten. E kanë kohën që të shkojnë në opozitë së bashku me LSDM-në”, tha Mickoski.
Micksoki tha se në 100 ditë e para do të ketë lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë.
Mickoski tha se së shpejti do të fillojnë bisedimet me partitë opozitare shqiptare, për të formuar qeverinë më të mirë që ka patur shteti.
“Jam i bindur se do ta formojmë këtë qeveri në afat më të shkurt dhe procesi do të jetë transparent”, u shpreh Mickoski.



