Mucunski: VMRO-DPMNE do të ketë së paku 55 deputetë në përbërjen e ardhshme parlamentare

Në një prononcim për TV21, Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE ka theksuar se ata si parti janë shumë të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve.

Ai thotë se rezultatet fillestare tregojnë se ata po prijnë 3:1.
“Sipas vlerësimit tim personal, VMRO-DPMNE do të ketë së paku 55 deputetë në përbërjen e ardhshme parlamentare, dhe në qendrën tonë analitike ka nga ata që thonë se është e mundur t’i afrohemi numrit 60, por të lëmë si do të jenë rezultatet deri në fund të mbrëmjes”, tha Mucunski.

Mucunski thotë se si popull e mposhtën bojkotin e BDI-së.
“Qytetarët duan një ndryshim të qeverisë,” shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button