VLEN: Shqiptarët mund të festojnë, ne fituam dhe prej nesër i nisim bisedimet për Qeverinë e re

Koalicioni VLEN tashmë e ka shpallur fitoren. Pak më parë nga kjo parti thanë se rezultatet e para tregojnë se fitues në kampin shqiptar është VLEN. Ndonëse kanë hasur në disa shantazhe politike në terren, megjithatë votuesi shqiptar e ka thënë fjalën e fundit.
“Maqedonia nga nesër do të përgatitet për rotacionin politik. Qeveria e re do ta reflektojë vullnetin e shumicës së votuesve shqiptarë, edhe shumicën e Badinterit. Me ditën e sotme, me sjelljen parapolitike, Ali Ahmeti e vulosi izolimin e tij përfundimtar nga të gjithë aktorët dhe faktorët relevantë shoqërorë e politikë në vend si dhe partnerët ndërkombëtarë. Me sot, Ali Ahmeti është humbësi më i madh politik sepse ai, bashkë me Artan Grubin dhe dostat e tij që kanë demonstruar vetëm arrogancë dhe sjellje rrugaçësh në këtë fushatë, nga sot do të përfundojnë në izolim politik – nga partnerët e koalicionit, nga partitë opozitare, nga ambasadorët e huaj, nga mediat, nga OJQ-të, nga komuniteti ndërkombëtar. Me sot, shqiptarët kanë një faktor të ri serioz politik i cili i përfaqëson me dinjitet dhe krenari – VLEN!” thanë nga VLEN. (Alfax.mk)

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button