Egjipti dënon ashpër nisjen e operacionit tokësor nga Izraeli në Rafah
Egjipti dënon nisjen e sulmit tokësor në qytetin Rafah nga ushtria izraelite dhe marrjen nën kontroll të pikës kufitare të Rripit të Gazës në pjesën palestineze që shtrihet drejt Egjiptit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme egjiptiane thuhet se “Egjipti dënon në mënyrën më të fuqishme operacionet ushtarake të Izraelit në qytetin Rafah të Palestinës dhe vendosjen e kontrollit mbi pikën kufitare Rafah në anën palestineze”.
Pasi tërhiqet vëmendja se pika kufitare Rafah është “damari jetik” i Rripit të Gazës, më tej theksohet se ky sulm dhe dominim i pikës kufitare kërcënon në mënyrë shumë serioze jetën e mbi 2 milionë palestinezëve.
Në deklaratën ku i bëhet thirrje Izraelit për “vetëpërmbajtje për të ruajtur përpjekjet për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit të përhershëm në Rripin e Gazës” u bëhet gjithashtu thirrje të gjitha palëve ndërkombëtare efektive që të ndërhyjnë për t‘i dhënë fund krizës aktuale.