Bilall Kasami: Ali, ty dhe bandën tënde ju pret burgu i Shutkës

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në tubimin e VLEN-it në Tetovë, i çoi porosi Ali Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij se pas 8 majit i pret burgu i Shutkës e i Idrizovës. Duke i përmendur Ali Ahmetit vrasjen e Komandant Shqiponjës në Kumanovë dhe të tjera, Kasami tha se kreu i BDI-së po keqpërdor figurat e luftës.
“Ali, kam një porosi këtu nga sheshi Iliria: Ty dhe bandën tënde kriminale, pas 8 majit ju pret Shutka dhe Idrizova”, deklaroi Kasami.
Kasami tha gjithashtu se BDI-ja për 24 vjet në pushtet e ka vjedhur popullin vazhdimisht, ndërsa janë pasuruar për vete.
“Ata investuan në Soravia, Eurovia e kredite ruse, të cilat u futën në shtet përmes Artanovia. BDI 24 vite punon që rinia të ikë në migrim, ndërsa në institucionet shtetërore me rroga të majme t’i punësojnë bashkëshortet”, tha Bilall Kasami.



