Qoku: Zullumit po i vjen fundi

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, në tubimin e VLEN-it në Tetovë, tha se “zullumit po i vjen fundi” më 8 maj.
“Kjo pamje madhështore këtu është dëshmia më konkrete se zullumi po merr fund. Sepse, erdhi dita – Ali opozita”, tha Qoku.
“Ali Soravia po shkon, sepse me VLEN ndalohet nepotizmi dhe vjen meritokracia”, deklaroi Qoku.
Ai përcolli përshëndetjet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
“Vetëvendosja jo që e mbështet VLEN-in, por Vetëvendosja është VLEN-i”, deklaroi Qoku.



