Borrell: Izraeli të heqë dorë nga ofensiva në Rafah, BE të veprojë për ta ndalur

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin e qytetarëve në lindje të Rafah janë të papranueshme.
Sipas mediave të huaja, Borrell bëri thirrje që Izraeli të heqë dorë nga një ofensivë tokësore në qytetin më jugor dhe tha se BE-ja duhet të veprojë për të parandaluar një skenar të tillë.
Po ashtu, Borreth tha se Izraeli duhet të zbatojë rezolutën 2728 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi një ofensivë në Rafah sipas tij, do të thoshte më shumë luftë dhe zi buke.
“Urdhrat e evakuimit të Izraelit për civilët në Rafah parashikojnë më të keqen: më shumë luftë dhe zi buke. Është e papranueshme.
Izraeli duhet të heqë dorë nga një ofensivë tokësore dhe të zbatojë Rezolutën 2728 të KS të OKB-së. BE-ja, me Komunitetin Ndërkombëtar, mund dhe duhet të veprojë për të parandaluar një skenar të tillë”, ka shkruar Borrell.



