Daku nuk largohet nga Rubin Kazani

Sulmuesi Mirlind Daku do të mbetet pjesë e Rubin Kazanit edhe pas përfundimit të edicionit aktual. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i ekipit nga Rusia, Rashid Rakhimov në një intervistë të hënën.

Më herët është raportuar se Rubin Kazani ka refuzuar 7 milionë euro për Dakun që i kishte ofruar një prej skuadrave të Moskës, e që bën garat në elitën e Rusisë.

Rakhimov ka thënë se tashmë ka biseduar me Dakun dhe ka kërkuar nga ai që të qëndroj te Rubin Kazani për të vazhduar zhvillimin e tij.

26-vjeçari verën e shkuar iu bashkua ekipit rus me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 4 asistime në kampionat.

Gjithashtu, Rakhimov ka insistuar se Daku do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për Kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani. Daku vitin e shkuar debutoi te Shqipëria dhe ka shënuar 1 gol në 5 paraqitje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button