Mexhiti: Janë afër 10 mijë mërgimtarë që kanë ardhur për të vulosur ndryshimin

Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN në një konferencë për media ka falënderuar diasporën që sipas tij ka ardhur nga gjitha vendet e Evropës, kanë lënë punët e tyre dhe familjet e tyre për të votuar.

“Janë afër 10 mijë të cilët kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin që duhet të ndodhë në politikën shqiptare. Pra, po frynë era e ndryshimit. Kjo do të jetë edhe një motivim më i madh edhe për ne që jemi këtu, kur ata me mijëra kilometra kanë bërë për ta shfrytëzu të drejtën e tyre për të votuar për ndryshimin, kjo është një motiv plus për të gjithë qytetarët tanë që kaun afër, duhet vetëm 5 minuta t’i ndajnë për ta bërë këtë ndryshim”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti tha se BDI dhe Fronti Evropian i kanë shqelmat e fundit, po vazhdojnë me shantazhe me presione ndaj biznesit, me blerje të votave, por, tha se kjo nuk do të ju mjaftojë ngase më 8 maj, ata do të ballafaqohen me popullin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button