Të paktën 7 persona u plagosën në të shtënat në Los Angeles, 4 në gjendje kritike

Të paktën shtatë persona mbetën të plagosur, katër prej të cilëve në gjendje kritike, në të shtënat që ndodhën në zonën e Los Anxhelosit.
Shtatë persona kanë pësuar plagë me armë zjarri dhe të gjithë janë dërguar në spital. Nuk dihet motivi i të shtënave.
Nuk dihet nëse një apo më shumë persona qëndrojnë pas sulmit dhe kur ka mbërritur policia, sulmuesit janë zhdukur.



