Mexhiti – Osmanit: Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë nëpër Budapest me Nikolla Gruevskin

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, i është përgjigjur deklaratave të funksionarit të lartë të BDI-së, Bujar Osmanit, në lidhje me të drejtën për qeverisje dhe afërsisë me VMRO-DPMNE-në.

Sipas Mexhitit, Osmani si emisar i Ahmetit ka nostalgji nga takimi me Nikolla Gruevskin në Budapest.

“Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë nëpër Budapest me liderin tënd të preferuar të VMRO – Nikolla Gruevski kur, në cilësinë e emisarit të Ali Ahmetit, kërkonit çare si ta shpallni mikun tuaj Nikolla Gruevski të pafajshëm dhe ta ktheni në Shkup. Mos baj dert Bujar, se VLEN nuk shkon nëpër seli partiake e nëpër hotelet e Mijallkovit për te pirë kafe e për t’i lutur që të bëheni pjesë e Qeverisë, siç jeni duke bërë këto ditë ti, Artani, Menduhi dhe shokët tuaj”, ka shkruar Mexhiti.

Ai vazhdon më tej duke ia kujtuar Osmanit se VLEN-i do të jetë pjesë e qeverisë pas 8 majit dhe ajo qeveri do ti’i përfaqësojë të gjithë, por jo edhe njerëzit e partitë e korruptuara.

“Qeveria e re, Bujar, do t’i përfaqësojë edhe shqiptarët, edhe turqit, edhe boshnjakët, edhe romët, edhe Badinterin. Qeveria e re, ndërkaq, nuk do ta perfaqësojë BDI-në, të cilën e kanë braktisur të gjithë, dhe as Nikolla Gruevskin, i cili është azilant nga drejtësia. Më 8 maj voto VLEN, ndryshimi po vjen!”, përfundon shkrimin e tij Mexhiti. /alfax.mk/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button