Bilall Kasami: Kërçova nuk do të jetë më peng i një njeriu (FOTO)

Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 6 dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami ka vizituar sot Kërçovën dhe është takuar me qytetarë të kësaj komune
“Kërçova nuk do të jetë më peng i një njeriu. Kërçovarët më 8 maj do ti thuajnë mjaft keqqeverisjes së atyre që nuk bënë asgjë për Kërçovën. Në takimin me banorët e vendbanimeve Aranjell dhe Cërvicë bashkëbiseduam për Planin 2030 VLEN, i cili do të jetë në shërbim të të gjithë qyterarëve të Kërçovës!”, ka shkruar Kasami në Facebook.




