“BDI po përpiqet të blejë vota edhe në objekte fetare, por kot e kanë, shkojnë në opozitë”

VMRO-DPMNE akuzon BDI-në se po tenton t’i blejë votuesit edhe në objektet fetare, por, siç theksojnë, këto janë skenarë të kotë, sepse sigurisht që do të shkojnë në opozitë.

Zyrtarë të BDI-së madje janë vërejtur në vende si Vinicë, Koçan, Berovë, Dellçevë, ku ata bashkë me policë tentojnë t’i korruptojnë votuesit në objektet fetare. Me këtë po mundohen të fitojnë një rezultat të madh, duke menduar se VMRO-DPMNE do të duhet të ulet me ta, por e kanë gabim. BDI po shkon në opozitë dhe duhet të pajtohen me këtë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjoparti shtojnë se mbushja e kutive është gjithashtu e kotë.

“Shembujt e shënuar në Likovë nuk i kanë ndihmuar as në raundin e parë, as tani në të dytin. Ka kaluar koha kur ata blenë votën e popullit. Është koha që Maqedonia t’i kthehet popullit. Maqedonia është sërish e juaja!”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button