Një polic dhe dy persona të tjerë kanë marrë pjesë në një rrëmbim dhe grabitje në Shkup

Tre persona, mes tyre një polic, dyshohen për grabitje dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Prokuroria Publike sot ka njoftuar se prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të cilët si bashkëkryerës dyshohen për veprat penale “grabitje” dhe “heqje e kundërligjshme e lirisë”.

Të dy dyshohet se më 23 prill ia e kanë privuar nga liria në mënyrë të paligjshme një person, duke e thirrur të dalë me pretekstin se kanë nevojë për ndihmë dhe më pas e kanë futur me forcë në veturë dhe janë nisur drejt urës në rrugën “Bellasica”.

Automjeti drejtohej nga personi i tretë – punonjës policie ndaj të cilit është ngritur procedurë dhe do të zhvillohet nga Departamenti për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve pranë Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Derisa polici ishte duke vozitur, dy të dyshuarit e tjerë e kanë kërcënuar viktimën dhe i kanë shkaktuar plagë me thikë në këmbë dhe në shpatull. Kur kanë hyrë nën urë, e kanë nxjerrë me forcë nga vetura dhe të tre e kanë sulmuar fizikisht me shqelma dhe grushta në të gjithë trupin, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

I kanë marrë rreth 8.000 denarë, aq sa i dëmtuari ka pasur me vete për momentin dhe më pas e kanë lënë të shkojë me kërcënimin se nëse deri më 1 maj nuk ju siguron 10.000 euro, do ta vrasin atë dhe babain e tij.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit ndaj të cilëve po procedohet. Njëri prej tyre është në arrati dhe nga konstatimi dhe heqja e lirisë do të fillojë të zbatohet masa e paraburgimit”, njofton Prokuroria.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button