100 shoferë të sanksionuar në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (05.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 12 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurisë.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button