Çudi! Edhe Tito Petkovski i del zot BDI-së

Politikani veteran maqedonas Tito Petkovski vlerëson se betejat për të krijuar qeveri do të jenë të vështira.
“Është e vështirë të formohet një qeveri nëse palët qëndrojnë të vendosura në pikëpamjet e tyre. Si VMRO-DPMNE ashtu edhe BDI kanë pasur një konfrontim të ashpër deri në përmendjen e luftës, dhe në anën tjetër VLEN ka kushte të pamundura për VMRO-DPMNE-në”, ka thënë ish-politikani Tito Petkovski në podkastin “Politikanët” të “Sloboden Pechat”.
Ai shtoi se kur të mbarojnë zgjedhjet dhe të bjerë pluhuri, të gjithë do të rënkojmë, sepse nuk do të jetë e lehtë të formohet qeveria.
“Nëse i keni kushtuar vëmendje programit të VLEN-it, janë dy pika, veç këtyre, që janë publike. Në program thuhet se do të avokojnë dhe kërkojnë nga partneri Bankë për Shqiptarët dhe Akademi Shqiptare të Shkencave, e edhe pas kësaj flitet për gjashtë muaj për votim të amendamenteve kushtetuese”, tha Petkovski.
Përveç kësaj, siç tha ai, VLEN kërkon edhe që gjuha shqipe të jetë gjuha zyrtare e të gjithë territorit dhe presidenti i shtetit të zgjedhet në Kuvend me dy të tretat dhe me shumicë të badenterit.



