Palevski e akuzon Llogën se nuk po e esktradon për shkak të zgjedhjeve

Një ditë pas informacionit se autoritetet turke kanë dhënë leje për ekstradimin e Ljupço Palevskit-Palço në vend, partia politike Desna ka publikuar në rrjetet sociale një letër që pretendon se Palevski ia ka dërguar ministrit të Drejtësisë Krenar Loga. Letra është shkruar më 29 prill.

Të nesërmen, siç pretendon Desna, i është dërguar ministrit të Drejtësisë Loga përmes adresës elektronike zyrtare të Ministrisë. Përveç transkriptit të përmbajtjes së letrës, profili i partisë në Facebook ndau edhe foto të letrës së dyshuar origjinale të shkruar me dorë nga Palevski nga burgu në qytetin Balikesir në Turqi, ku ai u arrestua dhe po pret ekstradimin në vend.

Palevski në letrën e akuzon ministrin e Drejtësisë se qëllimisht është vonuar ekstradimi i tij për të mbajtur, siç thotë ai, larg Maqedonisë gjatë zgjedhjeve. Palevski pretendon se të nesërmen pas arrestimit në Balikesir më 5 dhjetor të vitit të kaluar, para gjykatës kompetente ka deklaruar se dëshiron të ekstradohet me procedurë të shpejtë. Ai thotë se e konfirmoi të njëjtën gjë në një seancë para një gjykate më të lartë më 23 dhjetor.

Në këtë letër, ai akuzon Logën se nuk ka bërë asgjë që ta sjellë para organeve ligjzbatuese të vendit dhe se ka qenë një kërkesë partiake dhe detyrë e “partnerit tuaj të koalicionit”, emrin e të cilit nuk e përmend, që ta mbajnë larg Maqedonisë gjatë zgjedhjeve.

“Nga 7 dhjetor 2023 deri më sot kanë kaluar pesë muaj dhe ju si ministër nuk keni bërë asgjë për të më sjellë para organeve të rendit që të mund të mbrohem aktivisht, kjo është e drejta ime e pacenueshme që rrjedh nga ligji!” Kërkesa dhe detyra partiake e partnerit tuaj të koalicionit për të më mbajtur larg Maqedonisë gjatë zgjedhjeve është, thënë më butë, hipokrizi ‘progresive’ evropiane, por edhe shkelje e ligjit dhe e të drejtave të mia elementare njerëzore! Nëse s’ka kush t’ju thotë, ja po ju them publikisht: Ju po shkelni ligjin ndërkombëtar dhe një mori konventash dhe një marrëveshje dypalëshe me R. e Turqisë. Është shumë e thjeshtë, e thjeshtë, edhe IQ50, edhe Homo Aliu e kupton këtë”, thuhet në letrën e pretenduar të Palevskit drejtuar Llogës.Alfax

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button