Protesta për të drejta të punëtorëve në Shkup

Sot shënohet 1 Maji, dita e punëtorëve, ku nën organizimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, do të mbahet protestë masive. Për herë të parë, të dy sindikatat më të mëdha, janë bërë bashkë për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për të drejtat e punëtorëve, duke ngritur zërin për padrejtësitë e vazhdueshme që ju bëhen.
Motoja e protestës është “Punëtorët janë shteti”.
Protesta do të fillojë në ora 11:00 para Shtëpisë së Punëtorëve dhe do të vazhdojë deri tek Kuvendi dhe më pas do të përfundojë para Qeverisë ku punëtorët do të shprehin pakënaqësinë e tyre.