Gjeorgji, plas sherri në Kuvend, deputetja i hedh kolegut shishen e ujit në kokë (VIDEO)

Mediat e huaja raportojnë se një deputete në Gjeorgji goditi sot kolegun e saj me një shishe uji. Debati në Kuvend nisi për shkak të çështjes për “agjentët e huaj”, e cila ka shkaktuar polemika në vend.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, duket deputetja e cila godet në kokë kolegun e saj me shishen e ujit, që mendohet se është shishe plastike.

Ndërkohë, ky i fundit i bërtet dhe i drejton gishtin. Kohët e fundit, në Gjeorgji kanë shpërthyer protesta dhe tubime, lidhur me “agjentët e huaj”.

Projektligji që ka shkaktuar polemika, kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Kundërshtarët e projektligjit e quajnë këtë ligj autoritar dhe “të frymëzuar nga Rusia”, por partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, thotë se është e nevojshme të sigurohet transparencë në financimin e organizatave joqeveritare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button