Taravari: VLEN është garancia më e mirë për partnerët amerikan dhe europianë

Arben Taravari nga VLEN-i, vlerëson se koalicioni opozitar është garanci për qeverisje të mirë për SHBA-në dhe BE-në.
VLEN në qeveri, sepse kjo është garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë. Një forcë e korruptuar si BDI nuk garanton dot asgjë, sepse ajo gjithmonë e për çfarëdo agjende blehet nga partitë maqedone, ndërsa VLEN, garanton paprekshmërinë e orientimit perëndimor të shtetit”, ka shkruar Taravari në Facebook.



